Emrat e pronarëve të kazinove në Karaçevë!

Aktuale

Emrat e pronarëve të kazinove në Karaçevë!

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 11:12
Aksioni

Mediat vendore kanë siguruar emrat e pronarëve të kazinove që vepruan deri me 19 shtator në Karaçevë të Kamenicës.

Mentor Maqani

Image
Mentor Maqani

Imer Remniki

Image
Imer Remniki

Bekim Gashi

Fehmi Idrizi

Burimet tregojnë se disa prej këtyre pronave gjenden në arrati.

Ndryshe, para një jave, forcat e Policisë së Kosovës dhe Inspektorati i Policisë (IPK) ndërmorën një aksion të madh kundër veprimit të jashtëligjshëm të këtyre kazinove që vepruan afër zonës kufitare me Serbinë.

Nga ky aksion rezultoi me konfiskimin e aparateve dhe rrënimin e objekteve ku ishte ushtruar veprimtaria e paligjshme.

Prokuroria Themelore e Gjilanit kishte konfirmuar se nga plani operativ ishin të arrestuar 35 persona, prej tyre 12 zyrtar policor (kontrabandim me mallra si dhe mundësim të qytetarëve për të realizuar këtë veprimtari).

Vlen të theksohet se forcat e sigurisë kishin sekuestruar, 220 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri, një armë me gazë, një karikator AK 47 si dhe  një kombi me kafshë të kontrabanduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat