Zemaj e jep lajmin e mirë: Gjermania do t’i njeh testet PCR nga laboratori i IKSHPK-së

Aktuale

Zemaj e jep lajmin e mirë: Gjermania do t’i njeh testet PCR nga laboratori i IKSHPK-së

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:12
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë një informacion të mirë, ku thotë se instituti prestigjioz “Robert Koch” nga Gjermania e ka futur në listën e vet Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të IKSHPK-së për njohjen e testeve PCR të Institutit tonë.

Ai tha se këtyre ditëve në Kosovë është qëndruar një mision prej rreth 25 ekspertëve të Institutit prestigjioz “Robert Koch” nga Gjermania, shkruan Indeksonline.

Sipas Zemajt, ata po analizojnë nevojat tona dhe reagimin tonë ndaj Covid-19, dhe po punojnë bashkë me ekipet tona që përgjigja e mëtejme ndaj pandemisë të jetë sa më e suksesshme dhe duke u bazuar edhe në përvojën e mirë gjermane.

“Një informacion tjetër që dua ta ndaj sot me ju dhe qytetarët është se këtyre ditëve në Kosovë është duke qëndruar një mision prej rreth 25 ekspertëve të Institutit prestigjioz “Robert Koch” nga Gjermania, i cili po analizon nevojat tona dhe reagimin tonë ndaj Covid-19, dhe po punojnë bashkë me ekipet tona që përgjigja e mëtejme ndaj pandemisë të jetë sa më e suksesshme dhe duke u bazuar edhe në përvojën e mirë gjermane”.

“Lajmi i mirë është se Instituti “Robert Koch” ka futur në listën e vet Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të IKSHPK-së për njohjen e testeve PCR të Institutit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat