Infermieri që u therr në QKUK pritet t’i nënshtrohet operacionit

Aktuale

Infermieri që u therr në QKUK pritet t’i nënshtrohet operacionit

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës është sulmuar me thikë një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë” deklaroi Krasniqi.

Ndërsa infermieri i cili u therr në pjesën abdominale me thikë pritet t’i nënshtrohet operacionit në Qendren Klinike Universitare.

I dyshuari mbetet në kërkim nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat