Dastid Pallaska: Arrestimet të pakuptimta nëse Specialja nuk e bën edhe këtë

Aktuale

Dastid Pallaska: Arrestimet të pakuptimta nëse Specialja nuk e bën edhe këtë

Nga: A.Zh Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:38
Dastid Pallaska

Edhe juristi Dastid Pallaska, ka komentuar për arrestimet e krerëve të OVL-UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se personat përgjegjës për rrjedhjen e dosjeve që mund të rrezikojnë sigurinë e dëshmitarëve dhe integritetin e procedurave penale që pritet të zhvillohen para Dhomave të Specializuara, duhet të ndiqen penalisht.

Por, sipas tij, ndjekja penale duhet të fillojë nga vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar, nga ku siç ka thënë ai, pretendohet se kanë rrjedhur dosjet e klasifikuara, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Sot gjatë drekës djali im i vogël më pyeti për rrëmujën e arrestimeve të djeshme, të cilat rastësisht i kishte parë në televizion mbrëmë.

Zakonisht nuk i bëjnë përshtypje lajmet por skenat e djeshme duket se i kishin dhënë një ndjenjë pasigurie.

Pyetja e tij e parë ishte se çfarë kishin bërë të arrestuarit.

I thash se të arrestuarit dyshoheshin se kishin penguar drejtësinë duke publikuar dokumente sekrete të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Pas kësaj, ai shkurt më pyeti se a kanë qenë të arrestuarit punëtorë të prokurorisë!

Kjo pyetje e pafajshme e një njëmbëdhjetë vjeçari - e cila në fakt paraqet edhe një konstatim logjik - shpalosë thelbin e problemit të qasjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj skandalit të rrjedhjes së dosjeve të klasifikuara nga ky institucion i drejtësisë.

Të gjithë e kuptojmë apo duhet fa kuptojmë se personat përgjegjës për rrjedhjen e dosjeve të klasifikuara - që mund të rrezikojnë sigurinë e dëshmitarëve dhe integritetin e procedurave penale që pritet të zhvillohen para Dhomave të Specializuara - duhet të ndiqen penalisht.

Por ndjekja penale është e pakuptimtë dhe po aq jo efektive nëse nuk fillon nga vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar, nga ku pretendohet se kanë rrjedhur dosjet e klasifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat