Reagon përsëri ish-deputeti i LDK-së, zbulon disa nga mënyrat që demaskojnë ata që po duan të prishin imazhin e UÇK-së

Aktuale

Reagon përsëri ish-deputeti i LDK-së, zbulon disa nga mënyrat që demaskojnë ata që po duan të prishin imazhin e UÇK-së

Nga: M.H Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:04
Foto nga arrestimi i djeshëm i pjesëtarëve të UÇK-së

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka reaguar përmes një shkrimi në facebok në lidhje me arrestimet e fundit të pjesëtarëve të UÇK-së.

Kelmendi thotë që duhet secili që është i ftuar të shkruaj letër të hapur për tu paraqitur në çdo kohë dhe moment pranë vendit të përcaktuar për transfer në paraburgim, të shkruaj, që në gjendje vullnetshëm të paraqitet, një ditë të çdo jave në lokacion të kërkuar, e për tu ofruar për arrestim dhe transfer në paraburgim, transmeton “Bota sot”.

Sipas Kelmendit këto janë mënyrat e duhura që të ndalojm qëllimin dashakeq për ta paraqitur ushtarin e UÇK-së sa më keq dhe poashtu demaskohen qëllimet dhe tentativat për ta dëmtuar Kosovën në negociata me BE-në dhe SHBA-të.

Postimi i plotë

Për të ndalurar veprimet dashakeqe të individëve në kuader të Eulex-it, për të ndaluar me arrestimet spektakulare, për të ndaluar pamjet e tmerrshme të policisë speciale të armatosur deri në dhëmbë, për të ndaluar pamjet që shfaqen në mediat botërore dhe rrjetet sociale mbi arrestimet e qytetarëve që pretendohet se janë marrë me krime, është mirë që secili i ftuar:

Të shkruajë një letër të hapur se unë, (Filan Fisteku) jam i gatshëm të paraqitem në çdo kohë, çdo moment, me vullnet pranë vendit të përcaktuar për transfer në paraburgim.

Të shkruaj, unë, (Filan Fisteku) jam në gjendje vullnetshëm të paraqitem, një ditë të çdo jave në lokacion të kërkuar, e për tu ofruar për arrestim dhe transfer në paraburgim.

Vetëm në këtë mënyrë do ndalonim qëllimin dashakeq të çdo individi, për ta paraqitur ushtarin e UÇK-së si kriminel (Nuk është e drejtë që bastisjet të ngjajnë me atonë kërkim të kriminelëve më të rrezikshëm botërorë - si bosëve të karteleve të drogës Kapo). Këta që po arrestohen, janë luftetarë të UÇK-së të cilët kanë zhvilluar luftë të pastër deri sa nuk dokumentohet e kundërta me vendim gjykate.

Paraqitja e tillë me letër të hapur dhe paraqitja në baza ditore/javore i demaskon tentimet për të paraqiturë pjestarët e UÇK-së, si rezistues të rrezikshëm dhe poashtu demaskohen qëllimet dhe tentativat për ta dëmtuar Kosovën në negociata me BE-në dhe SHBA-të

Sërish e potencojë, se unë jam Deputet që e kam votuar formimin e Gjykatës speciale duke besuar në Drejtësinë Ndërkombëtare dhe miqësinë me SHBA-të.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat