Haziri: LDK nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sepse nuk kanë ekzistuar asnjëherë

Aktuale

Haziri: LDK nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sepse nuk kanë ekzistuar asnjëherë

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:21
Fitim Haziri

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka thënë se për LDK nuk kanë ekzistuar asnjëherë vjiat e kuqe ndaj PDK-së.

Ai thotë se LDK vijë të kuqe, nuk ka pasur për asgjë dhe se çkado që kanë thënë nuk e bëjmë, e kanë bërë.

Postimi në Facebook:

Lidhja Demokratike nuk i ka hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, sepse nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Në secilin mandat që LDK ka qenë pjesë e Qeverisë, afër saj ka qenë edhe PDK. Sepse janë të njejtë në trajtimin e shtetit, parasë publike e mentalitetit qeverisës. Vijë të kuqe, LDK nuk ka pasur për asgjë. Çkado që kanë thënë nuk e bëjmë, e kanë bërë.

Shumica dërmuese e vendimeve të tyre, kanë qenë në kundërshtim me premtimet ndaj elektoratit. Për më keq, shumica prej veprimeve të tyre, kanë qenë në dëm të qytetarëve e për përfitime personale - ashtu siç po tentojnë ta bëjnë riformatimin e qeverisë. Zullumi këputet duke u trashur, dijeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat