Zafir Berisha ‘zbulon’ se kush e themeloi Gjykatën Speciale

Aktuale

Zafir Berisha ‘zbulon’ se kush e themeloi Gjykatën Speciale

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:20
Zafir Berisha

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë se senatori zviceran Dick Marty me ndihmën e shërbimit sekret të Serbisë dhe Rusisë, kanë përdorur një propagandë kundër luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së, për gjoja transplantimin me organeve.

Berisha ka thënë se ata kanë arritur të mashtrojnë deputetë të BE-së që të miratojnë themelimin e një gjykate, e cila sipas tij i heton pretendimet e një senatori që financohej nga lobi ruso-serb.

“Mashtrimi nuk mbeti vetëm të deputetët e Parlametit Evropian, ky mashtrim u bartën edhe te deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ishin të bindur se nuk ka ndodhur transplantimi me organe nga UÇK-së dhe u mashtruan duke votuar themelimin e një gjykate politike e cila qē në fillim është ditur se do të jetë e njëanshme dhe do të provoj në emër të drejtësis dhe “pajtimit” të barazojë luftën për liri të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë!”

“Çka po ndodh tash? Askund dhe te askush nga ata që po atakohen nga kjo gjykatë nuk po përmendet transplantimi me organe, por po provohet të poshtërohet ish lufëtetari i UÇK-së me arrestime spektakulare e me akuza si pjesmarrës i “organizatës kriminale të UÇK-së” terminologji kjo që askund nuk është përmend deri kur u mashtruan deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë!!!”

“Tashmë nuk është ndonjë zbulim epokal nëse themi se edhe te faktori ndërkombëtar që insistoi të themelohet kjo gjykatë, kemi mendime të ndryshme, një pjesë mendojnë që vërtet gjykata të bëjë përpjekjen për “drejtësi” dhe të tjerët që po mendojnë që gjykatën ta përdorin për llogari të tyre të brendshme në shtetet e tyre ku komuniteteve (pakicave kombëtare) iu shkelen të drejtat themelore dhe lavdia e luftës së UÇK-së mos të merret si guerilja më e suksesshme e shekullit 20 që preku ndërgjegjen e botës demokratike”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat