Thirrja e Rugovës: Nuk na duhen nostradamuset, por kokat e ftohta

Aktuale

Thirrja e Rugovës: Nuk na duhen nostradamuset, por kokat e ftohta

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:39
Naser Rugova

Ish deputeti Naser Rugova, thotë se Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe koncenzus nacional për periudhën në të cilën po kalojmë! Duhet të mësojmë nga historia por edhe nga të tjerët!

Sipas tij drejtësia do e bënë punën e vet! Nuk na duhen tani as “jurishnikët” as “ndjellakeqët”, edhe mediat duhet të japin kontributin në këtë drejtim!

"Qeverisja normale ska alternativë! Partnerët  strategjik duhet ruajtur, aleancat historike duhet forcuar, nuk guxojmë të humbim momentume historike që na vonojnë në rrugën e së ardhmes dhe prosperitit të gjithmbarshëm nacional. Nuk na duhen Nostradamusët dhe populizmi demagogjik", tha ish deputeti Naser Rugova.

"Urtësia, kokat e ftohta dhe dija duhet të na prijnë në këto procese!", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat