Pak para arrestimit, Nasim Haradinaj kishte folur për Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin, ja fjalët befasuese

Aktuale

Pak para arrestimit, Nasim Haradinaj kishte folur për Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin, ja fjalët befasuese

Nga: P.R Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:45
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, së fundi është arrestuar nga Gjykata Speciale, nën akuzën për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve.

“Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Nasim Haradinaj u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, shpjegon Gjykata Speciale për Nasim Haradinajn.

Por pak ditë më parë, Nasim Haradinaj kishte folur për kryeministrin, Avdullah Hoti dhe ish kryeministrin, Albin Kurti.

Ai kishte treguar pse është i zhgënjyer me Kurtin, dhe për çfarë e admiron Hotin.

Për ta mësuar, shikojeni videon më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat