Kurti: Sot nuk mund ta ndalim Specialen, e krijuan PDK e LDK

Aktuale

Kurti: Sot nuk mund ta ndalim Specialen, e krijuan PDK e LDK

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:27
Albin Kurti

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se kanë kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale. Ka cituar Thaçin i cili kishte thënë se kush nuk e voton Specialen është tradhtarë.

“Thaçi bashkë me udhëehqësit e LDK’së e krijuan Gjykatës Speciale. Sot nuk mund ta ndalim atë Gjykatë. PO të jetë në Qeveri Vetëvendosje do t’i mbronim luftëtarët e UCK’së”, ka thënë ai.

Kurti ka akuzuar Qeverinë dhe Presidencën se askush s’po i mbron luftëtarët e UÇK’së.

“Ata që janë korruptuar e shantazhuar nuk mund ta mbrojnë luftën”, ka shtuar ai.

Kurti ka thënë se PDK është duke u marrë me pasurim të paligjshëm e LDK me pushtet dhe nuk kanë kohë të mbrojnë luftën e UÇK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat