Trump tha se Hoti u përqafua me Vuçiqin, reagon ashpër Vetëvendosje

Aktuale

Trump tha se Hoti u përqafua me Vuçiqin, reagon ashpër Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 27 shtator 2020 Në ora: 16:26
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se pas nënshkrimit të marrëveshjes Aleksandar Vuçiq dhe Avdullah Hoti janë përqafuar.

Deputeti i VV-së e ka quajtur këtë të turpshme, duke thënë se ia ka shtirë “qafen Serbisë” dhe se ai nuk do të ndalet me konsensione.

Sipas Rexhajt, Kosova nuk është e kryeministrit “ilegal”, ndaj duhen zgjedhje të reja, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Njëherë i fliste në gjuhën serbe, tash e morëm vesh që edhe qenka përqafuar me Vuçiçin. Kjo është e turpshme!

Z. Hoti, në këtë mënyrë me marrëveshjen e dëmshme, duke ia shtrirë qafen Serbisë, nuk do të ndalet me koncensione dhe përfaqime të tjera me Serbinë!

Prandaj na duhen zgjedhjet sepse Kosova nuk është as e këtij kryeministri ilegal dhe as e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat