Zyrtari i LVV-së, Sadri Ramabaja është rikthyer sërish në partinë e tij, pasi është shpallur i pafajshëm pak kohë më parë.
Në një postim të tij në Facebook, Ramabaja shkruan se LVV-në e gjeti më të fortë, më të strukturuar dhe më të gatshme për të marrë përgjegjësi politike.
Sa i përket kauzës për bashkim, Ramabaja thotë se sheh në formën e një Federate Shqiptare.
Postimi i plotë:
Kthimi në agorën shqiptare
Në mbledhjen e KP të VV tok me miqtë e vjetër e të ri, gjithmonë në shërbim të Republikës.
Më gëzon fakti që VV e gjeta më të fortë e më të strukturuar, më të pjekur politikisht e të gatshme për të marrë përgjegjësitë politike që i takojnë.
Në filozofinë politike moderne çështja se njerëzit kanë të drejtë, që duke u angazhuar vetë, të arrijnë të vetërealizohen në rrafshin politik, është çështje që nuk diskutohet. Por që ky proces të përmbushet plotësisht, është detyrë e shoqërisë, para së gjithash e shtetit, që t'i përmbushë parakushtet e domosdoshme.
Në shërbim të kauzës për bashkim, që unë e shoh në formën e një Federate Shqiptare, pikërisht tek VV gjejë hapësirën për veprim tutje. Ndërkaq vetërealizimin e plotë politik e qytetar, e ndërtojmë për çdo ditë.
Ecim para...