Maqedonia e Veriut sot shqyrton heqjen e testit PCR për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Maqedonia e Veriut sot shqyrton heqjen e testit PCR për qytetarët e Kosovës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 07:06
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mund të marrë vendim për heqjen e testit PCR për qytetarët e Kosovës.

Sipas burimeve të Alsat brenda Komisionit për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e parë të javës Qeverisë do t’i rekomandohet heqja e këtij testi.

Vendimi vjen pas reagimeve të shumta nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës, se janë duke përjetuar humbje të mëdha ekonomike.

Ndryshe, Kosova të premten ka hequr testin PCR negativ për kalim transit nëpër territorin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat