“Avdullah a e ke përqafuar Vuçiqin?”

Aktuale

“Avdullah a e ke përqafuar Vuçiqin?”

Nga: H.O. Më: 28 shtator 2020 Në ora: 07:15
Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qenë përfaqësuesi i Kosovës në Uashington për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë.

Por lidhur me këtë takim, ish mjeku i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka disa pyetje për kryeministrin Hoti.

Ai e pyet përmes një postimi në Facebook, nëse e ka përqafuar Presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Avdullah, nëse të pyesin a e ke përqafuar Vuçiqin, i ke vetëm dy përgjigje të mundshme. Të thuash po dhe ne ta falim si sakrificën tënde sublime për Kosovën, ose të thuash jo dhe përseri ne të kuptojmë duke ditur se presidenti Trump nuk e ka problem fare për ta devijuar të vërtetën. Madje, CNN na tregon për çdo natë se sa shumë e sa shpesh genjen Donald Trumpi. Por, Avdullah, sido që të thuash, unë më shumë të besoj ty se Trumpit edhe pse edhe ti na ke genjeyer nja dy a tri herë!

PS. Autori i këtij postimi është antiamerikan, prorus dhe marksist-leninist! S’ka nevojë ta perseritni këtë fakt ju patriotët jugosllavë të LDK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat