Obradoviç për marrëveshjen e Uashingtonit : Ndërtimi i infrastrukturës për “Shqipërinë e Madhe” dhe lëvizjen më të lehtë të forcave të NATO-së

Aktuale

Obradoviç për marrëveshjen e Uashingtonit : Ndërtimi i infrastrukturës për “Shqipërinë e Madhe” dhe lëvizjen më të lehtë të forcave të NATO-së

Nga: Fatmir Beka Më: 28 shtator 2020 Në ora: 08:52
Boshko Obradoviç

Lideri i subjektit “ Dveri”, Boshko Obradoviç duke u përgjigjur në pyetjet e qytetarëve në llogarinë e tij në rrjetin social Tviter ka thënë se “ndërtimi i autostradës dhe hekurudhës sipas marrëveshjes së Uashingtonit i duket në kundërshtim me interesat kombëtare edhe ekonomike të Serbisë, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Nuk kam asgjë kundër që infrastruktura e nevojshme të ndërtohet drejtë të gjitha pjesëve të Serbisë dhe vendeve serbe në regjion dhe në atë mënyrë të krijohet një lloj integrimi ndërmjet popullit serb që jetojnë në vende të ndryshme të shteteve te hapësirës së ish-Jugosllavisë” tha Obradoviç.

Ai shprehu skepticizmin e tij në ndërtimet në bazë të marrëveshjes së Uashingtonit.

„ Ajo për çka po pajtohen në bazë të marrëveshjes së Uashingtonit më shumë më duket si infrastrukturë pë “Shqipërinë e Madhe”, apo infrastrukturë për lëvizje më të lehtë të forcave të NATO-së në këtë pjesë të Ballkanit” sqaroi ai.

Si u shpreh Obradoviç , ai nuk sheh interes kombëtar as ekonomik të Serbisë në ndërtimin e trafikut të tillë por i duken kundër interesave  të vendit.

„Mendoj se marrëveshja e Uashingtonit në tërësi është kontestues, dhe ai sjell shumë më tepër dëme se dobi për shtetin edhe popullin serb “ – tha Obradoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat