Hoti uroi qytetarët boshnjakë në ditën e tyre

Aktuale

Hoti uroi qytetarët boshnjakë në ditën e tyre

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 11:10
Duda Balje dhe Avdullah Hoti

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e 28 shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, priti deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe kryetaren e Unionit Socidaldemokrat, Duda Balje.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ua uroj këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarëve boshnjakë të vendit”, tha kryeministri Hoti.

Ai, po ashtu, theksoi se Kosova ka një traditë të jashtëzakonshme të bashkëjetesës dhe të harmonisë në diversitet etnik, religjioz e kulturor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat