Zemaj jep një lajm të mirë për estradën

Aktuale

Zemaj jep një lajm të mirë për estradën

Nga: A.Z Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:30
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Zemaj, sot ka mbajtur një takim me estradën. Tema ishte rreth përgjegjësisë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, përcjell "Bota sot".

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Ai më tej ka shtuar se me pakon ekonomike të gjitha veprimatrit që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihen për kompensim.

Postimi i plotë:

Në takim me estraden, theksova se ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, duke u kujdesur me tërë mundësitë që të pengojmë sëmundjet, para shërimit. Të tilla janë edhe masat anti covid.

Ato vendime, janë jo çdo herë të lehta, por domosdo duhet respektuar.

Sigurisht, rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i shtroj për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët.

Besoj, ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtarit që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihet për kompensim.

Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta andaj vlerësimi e pastaj edhe përgaditja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të perbashkëta!

Secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat