Osmani uron boshnjakët për ditën e tyre, thotë se përfaqësojnë vlerë kulturore të Kosovës

Aktuale

Osmani uron boshnjakët për ditën e tyre, thotë se përfaqësojnë vlerë kulturore të Kosovës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:07
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët Boshnjak të Kosovës për ditën ndërkombëtare të tyre.

Kryepralamentraja në fillim të seancës së sotme plenare tha se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin historik të boshnjakëve në promovimin e jetës së përbashkët.

“ Populli i Kosovës është shumë mirënjohës për kontributin historik të tyre në promovimin e jetës sonë të përbashkët. Boshnjakët përfaqësojnë vlerë kulturore të Kosovës duke pasuruar diversitetin gjuhësor e kulturor të vendit tonë. Ata janë edhe pjesë e rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Ne nuk mund të harrojmë kontributin e tyre në jetësimin e shtetit të Kosovës asnjëherë”, tha Osmani.

Osmani sjelli edhe një shembull personal për të vlerësuar rolin e boshnjakëve në Kosovë

“ Gjatë luftës në Kosovë, derisa dhjetëra mijëra qytetarë të Mitrovicës ishin dëbuar dhe ishin të detyruar të ecin nga Mitrovica deri në kufij me Shqipërinë ishte një gjyshe boshnjake e cila rrezikonte jetën e saj për të furnizuar me ushqim dhjetëra mijëra qytetarë mitrovicas. Nuk ka mitrovicas që nuk e ka kaluar atë rrugë Kosovë-Shqipëri që nuk e kujto kontributin dhe sakrificës e asaj gjyshe boshnjake”, tha ajo.

Qytetarët boshnjakë i uruan edhe grupet parlamentare tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat