Haxhiu: Hoti nuk ka mbështetjen as nga Kuvendi as nga qytetarët

Aktuale

Haxhiu: Hoti nuk ka mbështetjen as nga Kuvendi as nga qytetarët

Nga: A.Z Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:25
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë,Albulena Haxhiu për Kryeministrin Avdullah Hoti, ka thënë se më e rëndësishmja për të është stabiliteti i karriges, përcjell “Bota sot”.

Sipas saj, Hoti nuk ka mbështetjen as nga Kuvendi dhe as nga qytetarët, këtë e ka thënë përmes një postimi në Facebook. Ajo më tej ka shtuar që partitë sa më parë të japin nënshkrimin për largimi e kryeministrit.

Postimi i plotë:

Hoti paska thënë që koalicioni është stabil anipse në Kuvend nuk po i kanë numrat asnjë çështje ta shtyjnë përpara, madje as për projektligjet që sipas tyre janë më të rëndësishme nuk po arrijnë t'i bëjnë 61 vota. Stabiliteti i karrigës është me rëndësi për të.

Hoti nuk ka mbështetje as në Kuvend dhe as nuk ka mbështetje qytetare. Secili kryeministër do të dorëhiqej ose do të kërkonte votëbesim. Por, Hoti e do shumë pushtetin dhe nuk do ta bëjë asnjërën dhe as tjetrën prandaj duhet sa më parë partitë të japin nënshkrimet për largimin e kryeministrit, i cili jo vetëm që ishte përqafuar me Vuqiqin (siç kuptuam nga Presidenti Trump) i cili ka qenë krah i Millosheviqit e ka bërë gjenocid në Kosovë, por ka përqafuar edhe secilën kërkesë të Serbisë në zotimet e tija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat