Tronditë familja Imeri: Ja kush qëndron prapa arrestimeve të krerëve të veteranëve, ndërlidhja me rastin Kumanova

Aktuale

Tronditë familja Imeri: Ja kush qëndron prapa arrestimeve të krerëve të veteranëve, ndërlidhja me rastin Kumanova

Nga: A.Zh Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:53
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imerit, ka thënë se rasti i arrestimit të krerëve të OVL-UÇK-së, është i ngjashëm me rastin e Kumanovës në aspektin e organizimit dhe prapavijës.

Kjo familje ka thënë madje se edhe organizatorët janë të njëjtë, përcjell Bota sot.

Sipas kësaj familjeje, skandali me dosjet e Speciales, u “gatua” nga ata që duan të zhbënin Gjykatën Speciale më 22 dhjetor të vitit 2017.

“Saçi u mbeti në duar krerëve të veteranëve, të cilët nuk e dinin apo nuk dëshironin ta dinin se me këto veprime konsumonin vepër penale të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Familja Imeri në një postim në Facebook.

Reagimi i tyre i plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Rasti i arrestimit te krereve te OVL te UÇK-se ngjason shume me rastin e kumanoves ne aspektin e organizimit dhe te prapavijes

Vite me pare ne Kumanove dikush i joshi dhe i mashtroi rende djelmoshat e luftes per liri qe te shkoje aty ne ate vend te minuar nga kurdisjet dhe grackat .

Fillimisht i drejtuan (derguan) ne nje pike kufitare te vockel , ku kishte shume pak ushtare, dhe aty me heret "dikush" kishte sjelle armatim, municion qe nuk ishin te nevojshme per ate pike te vogel kufitare, aso kohe nuk kishte kurrfare tensionesh ne mes Republikes se Kosoves dhe Maqedonise.

Per çudi kurre nuk u "kuptuar" kush e organizoje kete skenare ogurzsi qe disa mbeten te vrare disa te plagosur , shume tjere te burgossur me shume vite dhe ka nga ata me burg te perjetshem.

Kush e ndertoje kete gracke?

Kush ishte shefi ne Prapavije?

Kush i tradhetoj ata djeme......?!!!

Rezultati i ketij organizimi ishte tragjik dhe teper i rende per anetart e grupit , per familjaret e tyre dhe me ne fund nje hije e zeze per krejte Kosoven.. ky rast do te behet me i rende sapo viitet te kalojne ...

Sipas formes se organizimit edhe rasti i krereve te OVL se UCK-es ka shume tipare te njejta si ne forme ashtu edhe ne permbajtje sepse orgaizatori eshte pothuajse i njeti ose jane organizatoret e njejte.

"Dikush" erdhi ne zyret e tyre hodhi ato dokumente konfidenciale gjysem te falcifikuara, dikush nxiti organizaten e vetereneve te kerkoje publikimin e ketyre dokumenteve qe me Kodin Penal te Republikes se Kosoves eshte i ndaluar publikimi i çfaredo deshmie nese deshmitari nuk deshiron.

Ai personi Rrufeja qe solli ato dokumente nuk "dihet" s kush ishte por po perflitet se kush ia dha , dhe per çfare arsye i solli i din ai qe qendron ne prapavije ...

Me ne fund saçi u mbeti ne duar krereve te vetereneve te cilet nuke dinin apo nuk deshironin ta dinin se me keto veprime konsumonin veper penale te saksionuar me Kodin Penal te Republikes se Kosoves ..

Kete "dreke" veteraneve ua gatuan ata qe tentuan ta zhbejne Gjykaten Specialeme 22 dhjetor 2017.

Tashme te gjithe e kane te qarte se Gjykata Speciale nuk shperbehet

E vetmja gje qe mund ta bejne te dyshuarit eshte te prezantojne pafajsine e tyre para Trupit Gjykues dhe me fakte ti hedhin poshte dushimet dhe e prokurorise e cila eshte vetem nje pale ne secilin proces .

Proceduart gjyqesore duhet shkuar deri ne fund , ska rruge tjeter..

Poqese ekzistoje te gjetura qe e provojne fajesine tyre siç tha edhe prokurori denimi sillet , prej 5 vjet deri ne burim te perjetshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat