Haki Abazi: Gjykata Speciale u formua nga ky politikan i Kosovës, ndërsa Shesheli në Parlamentin e Serbisë...

Aktuale

Haki Abazi: Gjykata Speciale u formua nga ky politikan i Kosovës, ndërsa Shesheli në Parlamentin e Serbisë...

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:07
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për krijimin e Gjykatës Speciale.

Abazi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Gjykata Speciale e formuar nga Hashim Thaçi dhe siç thotë ai, kapësit e tjerë të shtetit, po i akuzojnë dhe gjykojnë vetëm shqiptarët.

Ndërsa shton se, Shesheli i ulur në parlamentin e Serbisë, dhe Serbia nuk ka kërkuar falje për gjenocidin që ka bërë në Kosovë.

Abazi tutje pohon se, edhe pas 20 vjetëve, vrasësit e vëllezërve Bytyçi dhe mbi 1000 fëmijëve shqiptarë janë të lirë.

Postimi i plotë:

Shesheli i ulur në parlamentin e Serbisë, Serbia nuk ka kërkuar falje për gjenocidet që ka bërë në Kosovë. Edhe sot pas 20 vite, vrasësit e vëllezërve Bytyçi dhe mbi 1000 fëmijëve shqiptarë janë të lirë, ndërsa Gjykata e dhomave të specializuara e formuar nga Thaçi dhe kapësit tjerë të shtetit akuzojnë e gjykojnë vetëm shqiptarët.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat