Zemaj në takim virtual me kryetarët e Komunave: Dakorodohen në mes vete për zbatim sa më të mirë të masave anti covid

Aktuale

Zemaj në takim virtual me kryetarët e Komunave: Dakorodohen në mes vete për zbatim sa më të mirë të masave anti covid

Nga: A.SH Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:51
Armend Zemaj

Sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një takim virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës.

Ai ka thënë jemi dakorduar që edhe më tutje, me masat e reja të ndërmarra, të kemi koordinim të plotë në mes vete për zbatim sa më të mirë të masave anti covid

Postimi në Facebook:

Në takimin virtual me kryetarët e komunave, jemi dakorduar që edhe më tutje, me masat e reja të ndërmarra, të kemi koordinim të plotë në mes vete për zbatim sa më të mirë të masave anti covid.

Kërkohet vëmendje për mbarëvajtje të mësimit dhe respektimit të masave anti covid në shkolla me të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të të gjithëve.

Si gjithmonë, Ministria e Shëndetësisë do t’i përkrah kryetarët e komunave në këtë sfidë dhe të gjitha veprimet duhet të ndodhin në koordinim të plotë.

Lufta ndaj pandemisë nuk mund të bëhet vetëm andaj, koordinimi i nivelit qendror e lokal është kushti i parë për suksesin tonë në terren. Kryetarëve ju shpreha falënderim për punën e deritashme, dhe punën në vazhdim deri në fitoren e plotë kundër virusit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat