Pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit, reagon ashpër Burjani: Kosova është shtet i bërë rrush e kumbulla

Aktuale

Pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit, reagon ashpër Burjani: Kosova është shtet i bërë rrush e kumbulla

Nga: A.Morina Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:02
Blerim Burjani

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Naim Qelajn Avokat të Popullit. Për zgjedhjen e Qelajt në këtë pozitë kanë votuar pro 69 deputetë , pesë kundër dhe tre kanë abstenuar.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani duke e cilësuar këtë si shkelje kushtetuese, pasi Naim Qelaj ka pozitë politike partiake.

"Kosova është rast ekstrem ku thehet kushtetuta e shtetit nga organi më i lartë, Kuvendi i Kosovës me zgjedh njeri partiak në post të pavarur kushtetues, rast për Gjykatën Kushtetuese", u shpreh Burjani, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Si mundet te zgjedhet Avokat Populli njeriu me pozit politike partiake

Kosova eshte raste ekstrem ku thehet kushtetuta e shtetit nga organi me i larte Kuvendi i Kosoves me zgjedhe njeri partiak ne post te pavarur kushtetues, rast per Gjykaten Kushtetuese.Pa marr parasysh Kosova eshte shtet i bere rrush e kumbulla, gjithkush mune te bej cka te don mund te jeni te pavarur dhe te beheni te varur politikisht por mund edhe te jeni partiak dhe te zgjedheni cfare te dyte edhe gjyqtar, ky rast i ombudspersonit duhet vertetohet urgjentisht perkatesia partiake, nese eshte sic gjendet ne Ministri te Drejtesise ne postin e zevendesministrit atehere edhte shkelje e ligjit per Avokatin e Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat