OVL e UÇK-së nuk ka kontakte me Gucatin dhe Haradinajn

Aktuale

OVL e UÇK-së nuk ka kontakte me Gucatin dhe Haradinajn

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:10
Haradinaj dhe Gucati

Organizata e veteranëve që nga arrestimi nuk ka kontaktuar me Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn që janë arrestuar dhe dërguar në Hagë nën dyshimet për pengim të drejtësisë.

Kështu ka deklaruar Faton Klinaku.

Ai ka thënë se nuk kanë kontaktuar që nga arrestimi me Gucatin dhe Haradinajn.

“Jo s’kemi kontaktuar më as me z. Hysni Gucati, e as me z. Nasim Haradinaj. Para se me e dërguar, atje, Nasimi ka qëndruar në Fushë Kosovë, na ka telefonuar neve dhe avokatin dhe i ka treguar që po e dërgojnë në Hagë, por nuk e dintë saktë se kur. Unë po vazhdoj ta përsëris se ne nuk e kemi njohur dhe nuk e njohim këtë Gjykate, sepse kësaj gjykate i ka skaduar mandati me 2 Gusht. Kjo gjë u përmend erdhe sot në paraqitjen e parë para gjykatësit të z. Salih Mustafa. Avokati i z. Mustafa i tha publikisht atyre se kjo Gjykate nuk ka legjitimitet. Ne çuditemi pse gjithë kjo heshtje e këtyre institucioneve për gjithë këto ngjarje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat