Avokati i Speciales: Ja muaji kur vendoset për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Aktuale

Avokati i Speciales: Ja muaji kur vendoset për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:08
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar ka propozuar ngritjen e aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

Por, e njëjta nuk është konfirmuar e as hedhur poshtë deri më tani.

E lidhur me këtë, avokati Musa, tha se gjatë muajit tetor pritet të vendoset lidhur me aktakuzën ndaj dy krerëve të UÇK-së.

“Në bazë të dispozitave ligjore dhe informacioneve që janë publike besoj që gjatë muajit tetor do të vendoset lidhur me aktakuzën, shpresojmë se e njëjta të hidhet poshtë për shkak të mungesës së provave dhe fakteve që e theksova se nuk ka bazë e as prova që mund të vërtetohet ndonjë dyshim i arsyeshëm se presidentit Thaçi dhe Kadri Veseli që anë kryer vepra penale të natyrave të tilla kundër të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat