Vjosa e bën “guzhmë”, pa maska, e pa distancë

Aktuale

Vjosa e bën “guzhmë”, pa maska, e pa distancë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:32
Vjosa Osmani

Kanë kaluar gjysmë viti prej kur qytetarët e vendit tonë, si edhe në shumicën e shteteve në botë, po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

Ndërsa, thirrja e institucioneve gjegjëse është ajo për respektim të masave anti-COVID, tashmë e miratuar edhe me Ligj në Kosovë, në të kundërtën po shqiptohen edhe gjoba.

Por, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, duket se nuk e ka “vrarë” mendjen për qytetarët që sot mblodhi.

Osmani gjatë një takimi me qytetarët, të cilët u mblodhën për ta takuar e dëgjuar atë, s’respektuan asnjë masë të vetme për t’u mbrojtur nga virusi korona.

Derisa e para e Kuvendit, ishte përballë tyre e me maskë, në anën tjetër para tyre, ishin qytetarët që asnjëri nga ta s’kishte as maskë, por as distanca sociale nuk respektohej.

Kjo u pa edhe në një kafiteri, ku Osmani kishte mbledhur dhjetëra gra.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat