Analisti i njohur politik, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj zërave që thonë se partia e Albin Kurtit në zgjedhjet e reja do të marrë vetëm 32 %.
Ai lidhur me këtë pretendime thotë se po të ishte kështu, LDK, PDK e AAK qysh tani do ta shpërndanin Kuvendin e Kosovës.
Sipas Velës, këto pretendime të lëshuar së fundi janë larg të vërtetës.
Ja shkrimi i tij:
Pretendimi se LVV merr vetëm 32% të votave nëse mbahen zgjedhjet tash ka nëntekstin se vota opozitare e LVV dhe Vjosa Osmanit janë pakicë politike, ndërsa shumica e votuesve janë të kënaqur me qeverisjen momentale dhe përformancën e PDK.
Të tri këto premisa janë larg të vërtetës.
Sepse sikur te ishin të vërteta, atëherë LDK e Isë Mustafës, PDK, AAK dhe satelitët e tyre politike që nesër do të shpërndanin Kuvendin dhe do të shkonim në zgjedhje të parakohshme parlamentare.