Vjen mbështetja për fëmijët e zyrtarëve të vrarë të LDK-së: Është koha për drejtësi! “Datën e vdekjes e dini vetëm ju vrasës”

Aktuale

Vjen mbështetja për fëmijët e zyrtarëve të vrarë të LDK-së: Është koha për drejtësi! “Datën e vdekjes e dini vetëm ju vrasës”

Nga: N. H Më: 28 shtator 2020 Në ora: 23:10
Disa nga yrtarët e vrarë të LDK-së

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks rreth arrestimeve të Gjykatës Speciale.

Haziri duke aluduar në fëmijët e zyrtarëve të vrarë të LDK-së, thotë se shumë fëmijëve i është vrarë prindi dhe i është ngjitë damka e tradhtarit, gjërsa sipas tij, fëmija tash u bë burrë/grua, I/e rritun i/e strukun me këtë damkë në shpirt dhe me mallin e babës të vet.

Mirëpo, në këtë shkrim analisti Haziri thekson se tashmë është koha për drejtësi në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

Ia keni vra babën, ia keni ngjitë damkën e tradhtarit, fëmija tash u bë burrë/grua, I/e rritun i/e strukun me këtë damkë në shpirt dhe me mallin e babës t’vet.

Nuk ia dinë as varrin, për ta qarë e përkujtuar me lotë, për t’ia hedhë një tufë lulesh në çdo ditëlindje të tij, se datën e vdekjes e dini vetëm ju vrasës.
 

KOHA PËR DREJTËSI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat