Ish-komandanti Hisen Berisha tregon si u trajtua një rob lufte në Koshare

Aktuale

Ish-komandanti Hisen Berisha tregon si u trajtua një rob lufte në Koshare

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 23:32
Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka rrëfyer një ngjarje që kishte ndodhur gjatë luftës në Koshare në lidhje me robërit e luftës.

Ai ka treguar se ju ka thënë ushtarëve të tij që me të ndaluarin të sillen sipas Ligjit Ndërkombëtar të Luftës, dhe për këtë është habitur një gazetar i huaj që ka qenë i pranishëm aty.

“Është një rast kur një ushtar më ka pyetur çfarë të bëjmë me një të ndaluar, aty ka mund dikush të thotë diçka tjetër, por unë kam pasur me vete një fletushkë të UNHCR-së, e cila në njërën faqe ka pasur Ligjin Ndërkombëtar të Luftës dhe në tjetrën ka shkruar se si trajtohen robërit e luftës. Unë i kam thënë merre këtë fletushkë, lexojeni kapitullin për robërit e luftës se si trajtohen në bazë të ligjit dhe ashtu veproni”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka treguar se prezent ka qenë një gazetar i huaj, dhe ishte habitur se si një komandant i luftës i udhëzon ushtarët e tij që të veprojnë në bazë të Ligjit Ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat