Çka bëri Edi Rama në vizitën e befasishme në Malin e Zi?

Aktuale

Çka bëri Edi Rama në vizitën e befasishme në Malin e Zi?

Nga: Fatmir Beka Më: 29 shtator 2020 Në ora: 08:56
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka qëndruar në një vizitë të paparalajmëruar jozyrtare në Tuz të Malit të Zi, ka shkruar “Vijesti” .

Si shkruan gazeta e Podgoricës, "Vijesti" , në një nga restorantet në Tuz, ka takuar Nik Gjeloshin bartësin e listës shqiptare në zgjedhjet e shkuara.

Restoranti ishte përplot me mysafir, ndërsa burimi “Vijesti" ka thënë se ata aty kanë qëndruar më shumë se një orë.

Gjeloshaj ka konfirmuar për "Vijesti" takimin që ka pasur me Ramën, por nuk ka dashur të flas për detajet.

"Po, jemi takuar sot dhe kemi biseduar, por nuk do të doja të them asgjë më shumë rreth kësaj” tha shkurt Gjeloshaj.

Burime të gazetës kanë konstatuar se tema e bisedimeve dhe takimit ishte procesi pas zgjedhor dhe formimi i shumicë së re qeverisëse në Malin e Zi.

Rama gjatë kohës ë fushatës për zgjedhjet parlamentare, ka mbështetur partinë e Gjukanoviqit”, përkujton ''Vijesti''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat