Avokatja e Kosovës u ofron mbrojtje ligjore gazetarëve pa pagesë

Aktuale

Avokatja e Kosovës u ofron mbrojtje ligjore gazetarëve pa pagesë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Oda e Avokatëve të Kosovës e cila përbehet nga më shumë se 1080 avokatë është tërhequr nga memorandumi i bashkëpunimit me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për t’i mbështetur ligjërisht gazetarët gjatë punës që ata e bëjnë.

Por, vullnetare që t’i ndihmojë gazetarët ligjërisht është shprehur e gatshme që të ofrojë avokatja  Teuta Xhema.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Duke u bazuar në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) se gazetarët punojnë në kushte jo të mira dhe me paga shumë të ulta.

E po ashtu duke vlerësuar natyrën e punës, të cilën e kanë mjaft të rëndësishme, shumë të ndjeshme dhe kushtet në të cilat punojnë, e kanë shumë të vështirë ta zhvillojnë profesionin e tyre, ta kryejnë punën e tyre pa pengesa.

 Gazetarët shpesh gjatë ushtrimit të profesionit të tyre kanë pasur kërcënime dhe sulme fizike ku janë  penguar në lirinë e shprehjes, e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 Gjendja e tyre (gazetarëve) ekonomike,  të ardhurat e tyre jo të mira, shpesh ua pamundësojnë  që t’i mbulojnë kërkesat e tyre për mbrojtje ligjore.

Gjendja e gazetarëve dhe liria e shprehjes duhet të kenë vemendje të veçantë nga institucionet e Kosovës.

Andaj duke parë të gjitha këto jam e gatshme që të mbështes secilin gazetar që ka nevojë për mbrojtje ligjore.

Mbrojtja ligjore nga ana ime për këta gazetarë do të jetë në mënyrë vullnetare,  pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat