Fisnik Ismaili refuzon Albin Kurtin: Është humbje kohe të pi kafe me të

Aktuale

Fisnik Ismaili refuzon Albin Kurtin: Është humbje kohe të pi kafe me të

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 09:42
Fisnik Ismaili

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kandidati për deputet i PSD-së, ka thënë se do të refuzonte të pinte kafe me kreun e VV-së, Albin Kurtin.

Në pyetjen se me cilin do të pinte kafe, me Kadri Veselin apo Albin Kurtin, Ismaili ka thënë se më asnjërin.

“Është humbje kohe me pi kafe me Albinin. Me Kadrinë kom mujt me pi kafe nja 2000 herë, por s’kom dashtë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se kryetarin e VV-së ka pi kafe plot herë sa ishte pjesë e partisë, por tashmë nuk dëshiron më ta bëjë një gjë të tillë.

I pyetur për ndonjë simpati ndaj ndonjërit politikan, “Fisi” ka thënë se s’ka simpati për asnjërin, pasi të gjithë i dukën njëjtë.

“Jam rrit me Lirak Çelajn (PDK) dhe kemi qenë shokë shumë të mirë, por na ka largu politika, na ka goditur. Lirakun e konsideroj ende shok…”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat