Naim Qelaj merr detyrën si Avokat i Popullit

Aktuale

Naim Qelaj merr detyrën si Avokat i Popullit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:50
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Është bërë dorëzim-pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.

Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari derisa e ka uruar Naim Qelajn për detyrën e re në krye të institucionit të Avokatit të Popullit tha se për këto vite sa ka shërbyer si Avokat i Popullit kanë arritur që këtë institucion ta rendisin si institucionin më të besueshëm jo vetëm në vend por edhe rajon.

Kurse, Avokati i sapo zgjedhur i Popullit, Naim Qelaj tha se do vazhdojë punën dhe projektet që kanë nisur në këtë institucion. Ai tha se prioritet i tij do jetë trajtimi i sfidave që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Të hënën, Kuvendi i Kosovës, nga 93 deputetë sa votuan gjithsej, Qelaj mori besimin e 69 prej tyre, duke u zgjedhur kështu Avokat i Popullit.

Mirëpo, gjatë dorëzim-pranimit të këtij posti, që të dy, Jashai dhe Qelaj, bënë shkelje duke i shtrënguar duart dhe ky veprim është kundër masave kundër përhapjes së koronavirusit.

***

Sot bëhet dorëzim – pranimi i detyrës së Avokatit të Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat