Deputeti Etem Arifi në burg/ A vlen vota e tij dhe a mund të bie qeveria?

Aktuale

Deputeti Etem Arifi në burg/ A vlen vota e tij dhe a mund të bie qeveria?

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:42
Foto Ilustrim

Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot iu është dorëzuar organeve të drejtësisë. Por, pavarësisht pretendimeve të partive politike opozitare, kjo nuk e konteston legjitimitetin e qeverisë së Kosovës edhe pse vota e Arifit ishte e 61-ta.

Kështu ka thënë edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ai shprehet se aktgjykimi ndaj tij është bërë i plotfuqishëm në legjislaturën e kaluar dhe nuk bartë pasojë juridike në këtë legjislaturë.

“Aktgjykimi ndaj tij është bërë i plotfuqishëm në legjislaturën e kaluar dhe kjo nuk bartë asnjë pasojë juridike në këtë legjislaturë.”, tha Miftaraj.

Ai ka shtuar gjithashtu se ka shumë deputetë që e kanë të njëjtë rastin por vota e tyre nuk kontestohet.

“Ka shumë deputetë të cilët kanë raste të njëjta dhe vota e tyre nuk kontestohet, për arsye se pasojat juridike pas ekzekutimit të aktvendimit të gjykatës nuk ka”, tha Miftaraj.

Lajmin për dorëzimin e Etem Arifit tek organet e drejtësisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi që ka treguar se deputeti Arifi është dërguar në qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat