Komandanti i KFOR-it: Krijimi i Asociacionit sjell rrezik të caktuar

Aktuale

Komandanti i KFOR-it: Krijimi i Asociacionit sjell rrezik të caktuar

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:00
Michele Risi

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneral majori Michele Risi, deklaroi se çështja e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe është një çështje e diskutueshme, e cila mbart me vete një rrezik të caktuar.

“Një pikë shumë e diskutueshme në dialog ka të bëjë me formimin e një bashkësie komunash në të cilën serbët janë shumica e popullsisë dhe çfarë funksioni dhe pushteti ekzekutiv do t’i caktohet asaj atëherë,” tha komandanti i KFOR gjatë një fjalimi në konferencën e Fondacionit të Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Romë.

Sipas Radio Evropa e Lirë, ai tha se disa përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës paralajmëruan për rrezikun e “boshnjakizimit” të Kosovës, i cili, siç thotë ai, mund të rrezikojë “entitetin shtetëror të Kosovës”.

Komandanti i KFOR theksoi se marrëveshja e Uashingtonit ndihmoi në krijimin e një momenti të favorshëm për ndërtimin e besimit midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Marrëveshja me 16 pika sigurisht përfaqëson një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe një stimul për aktivitetet e BE”, theksoi Risi, duke theksuar se KFOR po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të parandaluar që Kosova të bëhet një konflikt i ngrirë, por se “ekziston një rrezik”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat