​Hoti kërkon të anulohet protesta e qumështarëve

Aktuale

​Hoti kërkon të anulohet protesta e qumështarëve

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:05
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me përpunuesit e qumështit ka thënë se janë dakorduar që Qeveria të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25 përqind të çmimit që është në stok.

Derisa ka kërkuar nga organizatorët paralajmëruar të heqin dorë nga protesta e paralajmëruar për sot, sepse do të ketë kontroll rigoroz të produkteve me vaji palme.

Hoti ka siguruar se AUV dhe inspektorati i tregut po bëjnë ndarjen fizike të produkteve me vaji të palmës, pas vendimit të marrë për ndaljen e importit të vajit të palmës.

Hoti: Të mos hidhet qumështi, do ta subvencionojmë çdo litër

“Sot pas një diskutimi të gjatë u dakorduam që të procedojmë kështu, e para që qeveria të merr përsipër në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike të subvencionojë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 përqind të çmimit të produkteve të qumështit që janë në stok. Pra, jo produktet që janë me vajë palme. Ne kemi pasur obligim ligjor që të ketë kontroll rigoroz të importit të vajit të palmës. në tregtinë e Brendshme, inspektorati i Tregut bashkë me AUV do të jenë jashtëzakonisht aktiv për t’u sigurua që në market tona ndahen fizikisht produktet që janë me vaj të palmes dhe produktet që kanë bazë qumështin. Janë edhe disa prodhues që nuk janë prezent, do ti kontaktojmë gjatë ditës dhe do të marrim vendime bashkë me ministrat e linjës në edhe në Qeveri. Kanë paralajmëruar disa prodhues dhe grumbullues të qumështit që të dalin sot në protesta, unë iu bëj thirrje atyre të mos e hedhin qumështin, sepse për çdo litër të qumështit deri tash kemi subvencionua 6, 4 dhe 2 cent për litër tash e kemi dyfishua m vendimin e dijshëm të qeverisë, subvencionojmë 12 cent”, tha Hoti.

Në anën tjetër, Hoti nuk ka dashur ta komentojë bllokadën e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend.

Hoti: Subvencionimi nuk ndërlidhet me projektligjin për rimëkëmbje

“Ky subvencionim nuk lidhet me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ndërlidhet me fondin për rimëkëmbje ekonomike që e kemi pjesë të buxhetit. Projektligji që është në Kuvend është për çështje të tjera I adreson disa çështja njëra nga to tërheqja e mjeteve nga Trusti pensional dhe nga AKP për nevoja të qeverisë për të financuar projekte të ndryshme dhe pjesë të rimëkëmbjes ekonomie,. Sa I përket”, theksoi ai.

Gani Durmishaj kryetar i Shoqatës se përpunuesve të Qumështit ka thënë se janë pajtuar me këto qëndrime të Qeverisë, derisa theksoi se produktet me vaji të palmës përdoren në çdo vend të botës, dhe disa fermerë në vend po manipulojnë për interesa të ndryshme.

Durmishaj: Vaj i palmës është propagandë dhe për interesa të ndryshme

“Mos të shqetësohen fermerët s’e nuk do të ketë problem. Besoj që për një kohë shumë të shkurt do të kemi nevojë jo vetëm për qumështin e Kosovës, por ndoshta edhe të importojmë qumësht të freskët nga regjioni. Prandaj, bëj apel edhe atyre që sot mendojnë që do dalin në protesta s’kanë nevojë hedhin qumështin nëpër rrugë s’e nuk është shqetësim i madh atë çka e kanë potencuar ata se vaj I palmës është kancerongjen. Vaj i palmës nuk është kancerogjen dhe përdoret në krejt botën. Nuk e kemi ndërmend me i helmuar, janë të sigurt konsumatorët, të konsumohen pa asnjë lloj shqetësimi. Propaganda, ka interesa të ndryshme ”, tha Durmishaj.

Ndërsa, përfaqësuesit e fermerëve të qumështit që kanë paralajmëruar protestë me kërkesën për heqjen e produkteve me vaji të palmës nga tregu nuk ishin në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat