Schwarz pa pardon: Vuçiqi në pra*anicë, Inzko eunuk... dhe ka diçka edhe për Thaçin!

Aktuale

Schwarz pa pardon: Vuçiqi në pra*anicë, Inzko eunuk... dhe ka diçka edhe për Thaçin!

Nga: D.G. Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:14
Stefan Schwarc

Është dashur të jetë kancelar i Gjermanisë, por me fillimin e luftës në BeH, deputeti gjerman Stefan Schwarc e ka flijuar karrierën në përpjekje që ta shpëtojë këtë vend. Ai edhe sot e kësaj dite ka mbetur i përkushtuar për BeH-në. 

Në një intervistë për televizionin sarajevas Face, ai e ka tronditur shumëkënd, me të folurit emocionues dhe të drejtëpërdrejtë, pa i kursyer udhëheqësit e BeH-së e të rajonit:

"Inzko nuk është sulltan, eunuk është, nuk ka ko*qe të bëjë diçka! Dodiku marionetë, fuqinë e ka në Beograd e në Moskë! Radonçiq më së shumti flet për korrupsionin, ndërsa është i korruptuar!

Bakiri nuk është Alia! Në qoftë se Alia është Liga e kampionëve, Bakiri është liga e tretë! Vuçiqi është nacionalist i madh, nuk e ka askënd mik, pos vetvetes! Ai është në pra*anicë! Milo Gjukanoviq nuk është i mirë, nuk i besoj, por i përmbahet qëndrimit për mosprekjen e kufijve!

Çoviqi nuk është boss, ai është marionetë, le ta harrojë Herceg-Bosnën! I Tuxhmanit ia kam thënë këtë, harrojeni Herceg-Bosnën, harrojeni NDH-në! Sa e di unë, spitali në Koshevo nuk funskionon për shkak të korrupsionit! Korrupsioni i vret njerëzit! - ka thënë pa pardon Schwarc.

"Votoni kundër të korruptuarve, nëse ju nuk e bëni këtë ne nuk mund t'ju ndihmojmë! Unë jam boshnjak! Jam i sigurt se do ta përjetoj ta shoh BeH-në normale, si anëtare të BE-së! Ju lutem, ngrihuni dhe bëni diçka për vete dhe për shtetin tuaj!"

Gjithmonë bisedoj me Angela Merkelin, ajo e ka penguar marrëveshjen ndërmjet Thaçit e Vuçiqit për ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë! Njoh njerëz të cilët mund ta trashëgojnë, mendojnë njësoj si Angela, janë fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve, por as BE-ja nuk do ta lejojë këtë, flini të qetë", ka porositur Schwarc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat