Deputeti i LDK-së “godet” Isa Mustafën, zbulon pazaret brenda partisë: Këshilli duhet të merr masa disiplinore ndaj tij

Aktuale

Deputeti i LDK-së “godet” Isa Mustafën, zbulon pazaret brenda partisë: Këshilli duhet të merr masa disiplinore ndaj tij

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:14
LDK

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë ka marrë vendim që kjo parti të mos futet në koalicion me partinë e Kadri Veselit (PDK),  dhe se koalicionit me këtë parti i kanë vendosur vija të kuqe.

Por,  vijat e kuqe të LDK-së për PDK-në,  kanë filluar të fshihen, pasi që kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ditë më parë tha se këto vija duhet të hiqen tani dhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen në Kosovë.

“Tani duhet të hiqen edhe në situatën e tanishme, por edhe kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme, për shkak se zgjidhjet janë të vështira”, ka thënë  Mustafa.

E kundër deklaratave të Mustafës për vijat e kuqe, ka dalë deputeti i kësaj partie Haxhi Avdyli.

Ai në një prononcim, tha se nuk është e drejt që dikush që nuk ka dalë që gjashtë vite në zgjedhje t’i shkelë vijat e kuqe dhe vendimet e partisë.

“Normalisht për vendosjen e vijave të kuqe dhe heqjen e tyre vendos Këshilli i Përgjithshëm dhe për këtë do të vendos Këshilli, nuk është në rregull që gjatë fushatës ne të dalim si deputet dhe të paraqesim ato qëndrime që i ka marrë Këshilli i Përgjithshëm  e tani dikush që nuk del fare në vota që 6 vite edhe  del i shkel vijat e kuqe”, tha ai.

Deputeti i LDK-së – Isa Mustafës: Vendimin për “vijat e kuqe” e merr Këshilli

Deputeti Avdyli tha se kryetari Isa Mustafa po i shkelë vendimet e partisë duke marrë vendime pa miratimin e Këshillit dhe sipas tij, kushdo që i shkelë këto vendime të merren masa ndaj tij.

“Për këto shkelje të vendimeve të partisë në të kaluarën janë marrë vendime për përjashtim të nënkryetares nga funksionet e saj ndërsa tani vetë kryetari i then vijat e kuqe dhe për këtë duhet të vendos Këshilli i Përgjithshëm sepse i bie se ai personalisht po i shkel vendimet e Këshillit dhe për këtë është mirë që për secilin zyrtar apo kushdo që i shkel vendimet e Këshillit duhet të merre masa disiplinore siç janë marrë në të kaluarën”, tha ai.

Deputeti i LDK-së: Në parti po merren vendime për interesa personale nga disa njerëz të afërt me Mustafën

I pyetur se kur do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, për të vendosur për vijat e kuqe me PDK-në, deputeti Haxhiu, tha se nuk kanë informacion, por sipas tij në LDK, por merren vendime për interesa personale nga disa njerëz  të afër me Isa  Mustafën.

“Nuk kemi informacion se këtu siç duket Këshilli i Përgjithshëm është krijuar vetëm një formalitet dhe partia, Këshilli, Kryesia dhe çdo gjë në parti është koncentrua vendimi në një apo dy tre vetë rreth kryetarit dhe ata po marrin vendime sipas tekeve dhe interesave të ngushta personali siç duket”,  tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat