Valbon Krasniqi tregon për përgatitjet për valën e dytë të pandemisë me COVID-19

Aktuale

Valbon Krasniqi tregon për përgatitjet për valën e dytë të pandemisë me COVID-19

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:23
Valbon Krasniqi

Valbon Krasniqi tregon për përgatitjet për valën e dytë të pandemisë me COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se janë duke bërë përgatitje në rast se do të ketë valë tjetër të pandemisë COVID-19 gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit.

Krasniqi ka theksuar se ndër të tjerash janë fokusuar, në shtimin e kapaciteteve shtesë me shtretër si dhe në drejtim të rritjes së kapaciteteve me profesionistët. Këto deklarata ai i bëri gjatë një vizite në Shtëpinë e të Moshuarve që bënë sot bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Ditën Botërore të Zemrës.

Krasniqi:Jemi duke i bërë përgatitjet në rast se kemi një vale tjetër gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit

“Ne duke pasur këto paqartësi për sa i përket ecurisë së mëtejme të pandemisë jemi duke i bërë përgatitjet që në rast se kemi një valë tjetër gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit të jemi të përgatitur sa më mirë. Jemi duke punuar në tri drejtime në shtimin e kapaciteteve shtesë me shtretër, në drejtim të rritjes së kapaciteteve njerëzore pra profesionistët, në të njëjtën kohë jemi duke pritur edhe miratimin e rregullores nga Qeveria bazuar në ligjin e ri për zyrtarë publik, që ShSKUK të punësoj specialistë të pa punë. I gjithë ky kontingjent po përgatitët që në rast që kemi pandemi të kemi numër të madh të stafit shëndetësor”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat