​Osmani: Kuvendi duhet të ketë qasje proaktive në adresimin e sfidave mjedisore

Aktuale

​Osmani: Kuvendi duhet të ketë qasje proaktive në adresimin e sfidave mjedisore

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:47
Pamje nga takimi

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u konstituua Grupi i Deputetëve të Gjelbër i legjislaturës së shtatë.

Sipas Grupit me përfaqësim gjithpërfshirës politik, avancimi i politikave të gjelbra në vend, përveç se ndikon pozitivisht në mbrojtje të mjedisit, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në përmirësimin e shëndetit publik, posaçërisht në kohën e përballjes me pandeminë Covid-19.

Kryetarja e Kuvendi Vjosa Osmani i falënderoi deputetët për angazhimin në avancimin dhe promovimin e agjendës së gjelbër.

“Ppolitikat e gjelbra janë në qendër të tërë konceptit të zhvillimit ekonomik dhe kjo është dëshmuar me Marrëveshjen e Gjelbër evropiane. Është koha që Kuvendi i Kosovës të ketë qasjë proaktive në adresimin e sfidave mjedisore dhe promovimin e agjendës së gjelbër, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit", tha Osmani.

Deputetët anëtarë të Grupit të Gjelbër konfirmuan dedikimin e tyre për një aktivizëm të mirëfilltë të këtij grupi, duke u angazhuar në zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës mbi gjendjen alarmante të cilësisë së ajrit të vitit 2018.

Ata, gjithashtu u zotuan për t'u angazhuar në nisma vetëdijësuese, rishikim dhe monitorim të zbatimit të legjislacionit mjedisor, por edhe në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sidomos në sferën e bashkëpunimit me shoqërinë civile, nivelin lokal dhe komunitetin e biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat