Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi: Lajm i madh për Kosovën në energji pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes KOSTT dhe ENTSO

Aktuale

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi: Lajm i madh për Kosovën në energji pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes KOSTT dhe ENTSO

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:19
Ministri Kuqi

Ministri Kuqi me këtë rast ka vënë në dukje se pas një angazhimi afatgjatë të rrjetit  të transmisionit KOSTT, si dhe disa qeverive me radhë, sot hyri në fuqi marrëveshja e kyçjes KOSTT dhe ENTSO-E.

“Kjo marrëveshje e bën Kosovën palë të barabartë me rrjetet tjera të transmisionit në Evropë. Mundëson operimin si Zonë e përbashkët Rregulluese Kosovë-Shqipëri. Ndalë padrejtësinë e vazhdueshme që nga paslufta, ku Serbia ka inkasuar të hyrat nga energjia tranzite që ka kaluar nëpër rrjetin e Kosovës dhe përfundimisht kornizon kufijtë energjetik të Kosovës”, ka deklaruar Kuçi.

Ai ka thënë se përtej entuziazmit dhe suksesit të jashtëzakonshëm, kjo marrëveshje prodhon edhe shumë obligime teknike të operimit, për të cilat KOSTT-i në vazhdimësi ka dëshmuar përgjegjësi dhe kapacitet të lartë të menaxhimit.

“Kurse ne si Qeveri, jemi duke punuar fuqishëm për të shtyrë përpara opsionet mbi zgjidhjen e problemit të inkasimit në veri të vendit, si problem i trashëguar që nga paslufta”, ka thënë Kuçi.

Ai në fund ka falënderuar partnerët ndërkombëtar, të cilët kanë mbështetur në vazhdimësi në këtë proces.

Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje çdo konsumatorë ka të drejtë të patjetërsueshme për qasje në furnizim dhe shërbime me energjie elektrike, dhe po ashtu çdo konsumatorë duhet të paguajë për furnizimin dhe shërbimet në mënyrë të barabartë në gjithë territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat