Thirrja e fundit nga Amerika për Specialen, paralajmërohet dështimi i saj – ja kush do t’i zbardhë krimet e pasluftës

Aktuale

Thirrja e fundit nga Amerika për Specialen, paralajmërohet dështimi i saj – ja kush do t’i zbardhë krimet e pasluftës

Nga: N. H Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:48
Selia e Gjykatës Speciale

Analisti politik që jeton në Amerikë Bleron Baraliu, ka komentuar deklaratën e kreut të Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja, i cili tha se nëse Specialja ka tipare politike, dhe se të gjithë duhet t’i kundërvihemi.

Analisti Baraliu shkruan se tashmë të gjithë kanë filluar të kuptojnë e se kjo gjykatë është gjithçka përveç drejtësisë apo zbardhjes së krimeve që do të na lironin.

Ai shkruan se sapo të dështojë Specialja, kemi obligim patriotik të bëjmë një gjykatë të njëmendtë dhe adresojmë njëherë e përgjithmonë krimet e pasluftës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bleron Baraliu

U pajtuaka me mua tash edhe Kraja! Paska ngel veç Shkëlzen Gashi dhe Uk Lushi në favor të Speciales.

Por edhe këta kanë filluar të kuptojnë e se kjo gjykatë është gjithçka përveç drejtësisë apo zbardhjes së krimeve që do të na lironin.

P.s. sapo të dështojë specialja, kemi obligim patriotik të bëjmë një gjykate të njëmendtë dhe adresojmë njëherë e përgjithmonë krimet e pasluftës - ose të gjithë jemi kriminele dhe mbajmë barrën mbi supet tona kolektive...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat