Adriatik Kelmendi: Standarti i dyfishtë i Gjykatës Speciale!

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Standarti i dyfishtë i Gjykatës Speciale!

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 20:07
Adriatik Kelmendi

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar mbi situatën e fundit të publikimit të dokumenteve të Speciales dhe arrestimit të dy ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Kelmendi thotë se megjithëse gazetarët u lavdëruan nga Prokurori Special se nuk publikon dokumentat pse nuk merren masa rreth atyre që bënë që të dalin dokumente të tilla.

Ai thotë se sot para Gjykatës Speciale janë dy veterenë të UÇK-së nën pretekstin e pengimit të drejtësisë po pse bashkë me to nuk është ndonjë prokuror ose gjykatës, që me mosruajtjen e dokumenteve , pengoi drejtësinë?!

“Nëse sot dy veteranë të UÇK-së janë para Gjykatës nën pretekstin e pengimit të drejtësisë, pse bashkë me ta nuk është edhe ndonjë prokuror ose gjykatës, që me mosruajtjen e dokumenteve – pengoi drejtësinë?!Edhe një standard i dyfishtë i Gjykatës Speciale!”

Postimi i plotë:

Prokurori Special na lavdëroi ne, gazetarëve, se bëmë mirë që nuk i botuam dokumentet e pretenduara të “Spaciales”.
Mirë fort! Por Prokurori Special nuk na tregoi se çfarë masash kanë marrë ata vetë për rrjedhjen e këtyre dokumenteve!
Nëse sot dy veteranë të UÇK-së janë para Gjykatës nën pretekstin e pengimit të drejtësisë, pse bashkë me ta nuk është edhe ndonjë prokuror ose gjykatës, që me mosruajtjen e dokumenteve – pengoi drejtësinë?!
Edhe një standard i dyfishtë i Gjykatës Speciale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat