Hoti: Rimëkëmbja po ndodh, nga java e ardhshme nisim shpërndarjen e 60 milion eurove

Aktuale

Hoti: Rimëkëmbja po ndodh, nga java e ardhshme nisim shpërndarjen e 60 milion eurove

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 20:15
Avdullah Hoti

Kryeministri Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se fondi prej 87 milion eurosh tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve.

Ai ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e e 60 milon eurove, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milion euro.

Postimi i plotë i Hotit:

#Rimekembja po ndodhë!

Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri.

#QeveriaHoti ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat