Berisha: Me akuzat e Salih Mustafës mund të merrej një Gjykatë për kundërvajtje

Aktuale

Berisha: Me akuzat e Salih Mustafës mund të merrej një Gjykatë për kundërvajtje

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 20:35
Zafir Berisha

Zëvendës Ministri i Punëve të Brendëshme, Zafir Berisha tha në emisionin Prime Time se ne duhet të përballemi me realitetin e hidhur që po tenton me barazu luftën e UÇK-së me gjenocidin e Serbisë.

Berisha tha se me akuzat e Salih Mustafës mund të merrej një gjykatë për kundërvatje.

Zafir Berisha tha se pret dështimin  e Speciales, sepse ka filluar mbrapsht.

Berisha tha se është pritur me fillu arrestimet, “dështimet i shoh në dy forma, së pari me çka po mirret sepse është krijuar për “Shtëpinë e Verdhë”, Dick Marty ka arritur me mashtru një pjesë të Kuvendit që e votuan Gjykatën Speciale”.

“Forma e arrestimit është tendencë me i përulë luftëtarët, nëse ishin ftu me telefon ata do kishin shku”, tha Berisha

Zv. Ministri tha se ka folur në Hagë, ka dëshmuar gjithçka që ka bërë, ai shtoi se i vjen keq që ska bërë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat