Berisha tregon se çfarë gabimi ka bërë Thaçi për Gjykatën Speciale

Aktuale

Berisha tregon se çfarë gabimi ka bërë Thaçi për Gjykatën Speciale

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 21:10
Zafir Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka folur rreth zhvillimeve dhe themelimit të Gjykatës Speciale.

“Normalisht se edhe ne e kemi një pjesë të fajit për themelimin e saj, se kjo nga qielli nuk ka pikur. Gabimin e parë realisht e ka bërë Hashim Thaçi. Kur Thaçi është akuzuar nga Dick Marty, ai ka thënë se do ta padisë, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë Berisha në Kanal10.

Ai ka thënë se nëse Thaçi do ta padiste dhe do ta dëshmonte të kundërtën e asaj çfarë Dick Marty ka pretenduar, atëherë nuk do të kishte dyshime të mëtutjeshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat