Avokati Berisha: Akuzat ndaj Haradinajt dhe Gucatit të ligjshme

Aktuale

Avokati Berisha: Akuzat ndaj Haradinajt dhe Gucatit të ligjshme

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 22:14
Avokati Berisha

Avokati Besnik Berisha ka thënë që akuzat ndaj kryetarit të OVL- UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajt janë të ligjshme, pasi sipas tij, Dhomat e Specializuara kanë juridiksion për ngritjen e këtyre akuzave.

“Ligji për Dhomat e Specializuara, jo vetëm që sanksionon ose ndjek krimet e pretenduara të 1998/2000, por njëhkohësisht ka edhe kapitull të veçantë të veprave penal, të cilat dyshohen ose ndiqen kundër administrimit të drejtësisë”.

“Sa i përket legalitetit të procedurës ndaj Haradinajt dhe Gucatit, sot dhe çdo ditë tjetër kurdo që zhvillohet procedurë e kësaj natyre, nuk mund të kontestohet juridiksioni në raport me pretendimet që sot rëndojnë mbi  Haradinajn ose Gucatin”, ka thënë Berisha.

“Veprimet janë të ligjshme, përkatësisht kanë mbështetje ligjore, në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe mjafton në hyrje të ligjit, me e pa se me kapituj dhe vepra të veçanta i referohen jo vetëm ligjit të kodit të ish-Jugosllavisë asokohe , por edhe kodit pasues me rregullore të UNMIK-ut dhe kodit deri në vitin 2012 që ka qenë në fuqi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat