Driton Selmanaj tregon nëse do të kandidojë për kryetar të Prizrenit

Aktuale

Driton Selmanaj tregon nëse do të kandidojë për kryetar të Prizrenit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 23:42
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka folur rreth të ardhmes së tij në politikë. Thotë se aktualisht ka një agjendë të ngjeshur, por se do ta mendonte seriozisht një kandidaturë të mundshme për kryetar të Prizrenit.

“Është nder për mua nëse eventualisht partia ime mendon që unë mund të jem kandidatura e mundshme për Prizren. Unë kur kam hy në politikë nuk ka hy me idenë që hajt të shkoj diku ku është më lehtë . Unë jam njeri i sfidave dhe nuk pritoj. Cfarëdo që vlerësojnë të tjerët se mund të kry unë jam I gatshëm me hy”, tha Selmanaj në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në televizionin publik të Kosovës.

Selmanaj ka kritikuar qeverisjen aktuale në Prizren, nën drejtimin e Mytaher Haskukës së VV’së.

“Në Prizren ka ndodhur një ndryshim para katër vjetësh dhe kemi besu edhe ne në atë ndryshim. Por jemi zhgënjy, jemi zhgënjy shumë”, tha Selmanaj.

“Qeverisja në Prizren është si mos më keq, ka degraduar në cdo aspekt dhe ta shoh, nuk e kam menduar akoma sepse tash agjenda shtetërore në nivel nacional me obligimet që i kemi vërtetë s’po më lënë shumë me mendu për ndryshimet eventuale por do të ishte sfidë interesante për mua me provu edhe garën për Prizren”, shton ai.

“Nëse me ofrohet mua një mundësi e tillë do ta mendoja seriozisht”, përfundoi Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat