Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për procesin zgjedhor

Aktuale

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për procesin zgjedhor

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 05:59
Ilustrim

Instituti  Demokraci  për  Zhvillim (D4D)  organizon ceremoninë  e nënshkrimit  të  Memorandumit  të  Bashkëpunimit  për  Procesin  Zgjedhor.

Memorandumi  ka  për  qëllim  përforcimin  e  bashkëpunimit  dhe  koordinimit  të  vazhdueshëm institucional sa i përket  procesit zgjedhor.

Memorandumi po ashtu synon parandalimin e shkeljeve ligjore, të rregullave zgjedhore  si  dhe  ndjekjen  e  veprave  penale  kundër  të  drejtave  të  votimit  në  të  gjitha  fazat  e procesit  zgjedhor.  

Institucionet  nënshkruese  të  këtij  memorandumi  janë: Komisioni  Qendror  i Zgjedhjeve (KQZ),  Paneli  Zgjedhor  për  Ankesa  dhe  Parashtresa (PZAP),Policia  e  Kosovës (PK), Prokurori i Shtetit (PSh), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK)dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Gjatë  konferencës  do  të  prezantohen  edhe  të  gjeturat  e  punimit “Vendosja e drejtësisë nëzgjedhje”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat