Zyrtari i Vetëvendosjes paraqitet tejet i ashpër: Më vjen të shaj e bërtas, deri kur duhet që ne shqiptarët…

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes paraqitet tejet i ashpër: Më vjen të shaj e bërtas, deri kur duhet që ne shqiptarët…

Nga: N. H Më: 30 shtator 2020 Në ora: 08:49
Albin Kurti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish- zëvendës Ministri i Mbrojtjes Enver Dugolli, ka reaguar lidhur me arrestimet e para Gjykata Speciale.

Ai thotë se tani kur filloi punën kjo gjykatë, i vije të shaj e bërtas, e të mallkojë deri në qiell, inicuesit, aprovuesit dhe zbatuesit e kësaj gjykate të padrejtë.

Mes të tjerave, në një shkrim në Facebook, ai pyet se Deri kur duhet që ne shqiptarët të paguajmë çmimin e të qenit qytetarë më pak të rëndësishëm se të tjerët?

Ja shkrimi i tij:

Image
Enver Dugolli

Tani kur filloj të veproj Gjykata Speciale (dhuratë e pamerituar për UÇK-në dhe popullin liridashës), më vjen të shaj e bërtas, e të mallkoj deri në qiell, iniciuesit, aprovuesit dhe zbatuesit e kësaj gjykate të padrejtë.

Ky mllef e dëshpërim më vjen nga brenda dhe nuk mundem të ndalë kur tani për shumë kohë bota nuk do flet më për krimet dhe gjenocidin e Serbisë të kryer ndaj shqiptarëve, sepse kjo gjykatë do gjykojë "krimet e UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj".

Më vjen të plasë nga dëshpërimi kur do dëgjoj akuza të llojllojshme për burgjet fiktive e të pretenduara UÇK-së, e nuk do flitet për burgjet dhe kampet faktike serbe ku u torturuan, vranë dhe masakruan qindra shqiptarë.

Deri kur duhet që ne shqiptarët të paguajmë çmimin e të qenit qytetarë më pak të rëndësishëm se të tjerët?
Deri kur do paguajmë për paaftësinë dhe qyqarlëëkun e një kaste politike të papërgjegjshme e të dëmshme që po i mundëson Serbisë një rehabilitim të tillë?

Deri kur...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat